Berisha: Nesër gjyqi me Irena Gjokën, do ketë padi për Altin Troplinin. E quan falsifikimin shpërdorim detyre

Teksa kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi zhvillimin e seancën gjyqësore me gjyqtaren Irena Gjoka, tha se gjithashtu do të ketë edhe një padi për Altin Dumanin, për shkak se ky i fundit lehtësoi akuzën ndaj gjyqtares së GJKKO.

Berisha në deklaratën për mediat nga SPAK, u shpreh se Dumani i ndryshoi veprat penale në ngarkim të gjyqtares Irena Gjoka, në  varësi të xhepit dhe qejfit.

‘Falsifikimi është falsifikim në çdo legjislacion të botës dhe ka ndëshkimin e vet’, theksoi Berisha.

Po duhet t’u informoj se nesër zhvillohet një gjyq në gjykatën speciale në të cilën Irena Gjoka është e paditur për falsifikim, është e paditur për mashtrim, është e paditur për të gjitha veprat penale që ka kryer dhe nga të cilat e ekzonoroi në mënyrë të padenjë, në mënyrë antiligjore Altin Troplini.

Pas kësaj do vazhdojë një padi tjetër e Altin Troplinit, i cili ndryshon veprat penale sipas xhepit dhe qejfit dhe e quan falsifikimin, shpërdorim detyre.

Falsifikimi është falsifikimi në çdo legjislacion të botës dhe ka ndëshkimin e vet.