Mega-skandali i apartamentit/ Berisha: Pango i dënuar me 6 vite burg, dhëndri Dumani shtyu gjyqin në Apel që çështja të parashkruhej

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur gjerësisht te mega-skandali i apartamentit të Altin Dumanit, prokuror pranë SPAK, duke thënë se dhëndri Dumani, shtyu gjyqin qëllimisht në Apel që çështja ndaj kriminelit Andon Pango të parashkruhet.

Sipas Berishës, Pango ndodhet në SHBA, nga ku pastron paratë e Dumanit, duke paralajmëruar të tjera detaje skandaloze për këtë çështje.

‘Ky është vetëm kapitulli i parë, kapitulli tjetër i Altin Troplinit do e keni radhën që vjen’, tha Berisha.

Për këtë mashtrim të Andon Pangos, gjykata e dënon me 6 vite burg.

Andon Pango ndodhet në SHBA ku mesa duket lan paratë e Dumanit, sepse siç e kanë treguar në video, ai është duke hedhur valle bashkë me dhëndrin e tij, në një klub në Nju Jork.

Ç’ndodh tjetër?

Andon Pangos, Altin Pango, Altin Dumani, Troplini e me radhë, ia mban prej pesë vitesh, nuk dërgon vendimin e gjykatës në Apel, në mënyrë që çështja të parashkruhet.

Është diku në këto gjykatat e faktit.

Prej pesë vitesh është dënuar me 6 vite burg. Është edhe gjykatësi që e ka dënuar.

Konkretisht me datën 5.1.2021, tamam 5 vite, por meqenëse ka dhëndër Altinin, vendimi i tij nuk shkon në Apel, duhet të vdesë në sirtaret e gjykatës së faktit.

Ky është vetëm kapitulli i parë, kapitulli tjetër i Altin Troplinit do e keni radhën që vjen.