Mega-skandali/ Berisha: Dumani porositi apartamentin te delinkuenti Andon Pango, dërgoi truprojën e tij për të terrorizuar të moshuarit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zbuluar një mega-skandal që lidh prokurorin e Posaçëm, Altin Dumani dhe kriminelin Andon Pango.

Në deklaratën për gazetarët para SPAK, ku ishte për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’, Berisha tha se Dumani porositi apartament te i dënuari për mashtrim Andon Pango, ndërsa prokurori dërgoi truprojën e tij për të shantazhuar e terrorizuar të moshuarit që kishin paguar banesën të cilën Pango e kishte rishitur.

Madje akuzën e tij, Berisha e mbështet përmes një video të publikuar për mediat, (shikoni lart) ku shihet gardisti i Dumanit, duke terrorizuar çiftin e të moshuarve.

‘Pra, bodygardi që qeveria e paguan për mbrojtjen fizike të personit të dhënë, përdoret për terror ndaj qytetarëve për të nxjerrë nga apartamenti dy të moshuar që e kishin paguar apartamentin, por që xhaxhai i zonjës Dumani e kishte shitur edhe njëherë’, theksoi Berisha.

Lexo dhe: Për apartamentin ku Dumani jetonte prej 2004 bëri kontratë porosie në vitin 2006 

Po kujt ia ka porositur thoni ju?

Dëgjoni pak mashtrimin e madh.

Porosinë e ka bërë tek Andon Pango, delinkuenti Andon Pango.

Është xhaxhai i bashkëshortes së Altin Troplinit.

Prisni tani.

Kjo foto është marrë nga video që do u dërgohet ju.

Në foto është Andon Pango, në apartamentin e të cilit është futur në vitin 2004 dhe e ka porositur në vitin 2006, dhe është badigardi i Altin Troplinit me mbiemër Njemza apo Njomza.

Po pse ka shkuar mbrojtësi, gardisti i Troplinit tek Andon Pango?

Siç do shihni videon, banditi i Altin Troplinit është përdorur për të terrorizuar një çift të moshuarish, të cilëve Andon Pango ua kishte shitur dy herë apartamentin.

Pra, kishin paguar apartamentin ata, Pango e kishte shitur tek një tjetër apartamenti dhe tani Troplini i ligjit i dërgonte banditin për të terrorizuar dy të moshuar që të mos i binin në qafë mashtruesit.

Do e dërgojmë videon të gjithëve.

Prisni se është më tutje.

Pra, badigardi që qeveria e paguan për mbrojtjen fizike të personit të dhënë, përdoret për terror ndaj qytetarëve për të nxjerrë nga apartamenti dy të moshuar që e kishin paguar apartamentin, por që xhaxhai i zonjës Dumani e kishte shitur edhe njëherë.