Vret veten me armë gjahu një 35 - vjeçar në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës.

Një plagosje me arme zjarri është regjistruar këtë mëngjes.

Burimet shpjegojnë se një person është vetë qëlluar me armë gjahu dhe rrugës kur po dërgohej në spital ka ndërruar jetë.

Personi që ka humbur jetën është 35-vjeç.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu, në banesë, shtetasi O. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.