Debatet për Gjirokastrën, Skuqi: Institucioni duhej të kishte reaguar më herët, çështja e njohur prej një viti
Një lajm që ka qarkulluar së fundmi per infektimin me SIDA të një kreu bashkie dhe disa punonjësve ka ndezur debatet publike dhe ka vënë në qendër të vëmendjes Bashkinë e Gjirokastrës, duke shkaktuar një reagim të fortë në opinionin publik. Çështja, e cila ka hedhur dyshime mbi rreth 150 persona, duket se ka zier për një kohë të gjatë përpara se të shpërthente publikisht.
Gjatë një interviste në emisionin 'Kafe Shqeto' në Syri tv gazetari Telnis Skuqi, doli në mbrojtje të qytetit dhe personave të përfshirë. Ai e cilësoi publikimin fillestar të lajmit si një veprim “amatoresk” që stigmatizoi pa të drejtë një qytet të tërë.
Ai pohoi se përpara se të reagonte, kishte siguruar dokumentacionin përkatës që vërtetonte se nuk bëhej fjalë për një abuzim.
Një nga pikat më kritike të këtij debati është reagimi i vonuar i Bashkisë së Gjirokastrës. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, Skuqi theksoi se institucioni duhej të kishte reaguar shumë më herët, pasi çështja ishte e njohur prej gati një viti. Sipas tij, një reagim dinjitoz dhe i bazuar në fakte, jo vetëm në fjalë, ishte i nevojshëm për të qartësuar opinionin publik dhe për të shmangur keqinformimin. Ngjarja nxjerr në pah rëndësinë e verifikimit të fakteve përpara publikimit dhe pasojat që mund të sjellë një reagim i vonuar institucional.
Flavio Qarri: Bashkia e Gjirokastrës ndjeu domosdoshmërinë të dilte të komentonte dhe patjetër që është ndezur rrjeti. Ta fillojmë nga Telnis Skuqi në fakt, i cili ka bërë një gjë të çuditshme. Pa vënë akoma askush gishtin te Gjirokastra, doli në mbrojtje dhe tha, nuk është ai Gjirokastrës. Telnis, pse?
Telnis Skuqi: Së pari, dua të them, i nderuar, që unë përfaqësoj veten time njëherë. Dhe gjithashtu, nuk ishte reagimi që erdhi nga kolegu im, por ishte reagimi që erdhi nga një person i cili jeton në Gjirokastër. Zëri oponent i qytetit dhe që e amplifikoi çështjen deri në stigmatizimin e gjithë qytetit duke, duke hedhur dyshime mbi 150 persona. Gjë që e dëmtoi në fakt reagimin e tij, amatoresk, i cili edhe sikur me thonjëza ta kishe bërë atë gabim, unë nuk shikoj asnjë gabim, ai thjesht e posedoi, e hodhi një me një fjalë, një person që e publikoi, që i shtoi edhe më shumë dozë, nuk bëri asnjë verifikim se si, se cila është e vërteta. Edhe kjo mua më la një, shije jo të mirë.
Prandaj edhe unë mendova të reagoj. Në fakt, që të jemi çikë të qartë, bashkia nuk ka reaguar shpejt, ka reaguar shumë vonë. Sepse kjo çështje ziente afro një vit. Edhe unë si individ që e njoh mikun tim publik, madje kam bërë edhe debat me njerëz të lartë lokalë, që i kam këshilluar që duhet një reagim dinjitoz, por jo me fjalë, me fakte. Dhe unë përpara se të publikoja reagimin tim, sigurisht arrita të siguroja dokumentin dhe u binda që këtu nuk kemi të bëjmë me një abuzim, mendova të reagoj…