VIDEO/ ’Marketi’ me katalogun e vajzave të mitura, SKEMA e familjes Gjonaj me emigrantët
Dy javë më parë Piranjat sollën rastin e familjes Gjonaj, të cilët në këmbim të parave premtonin për nuse vajzat e familjes së tyre. Bëhet fjalë për martesat fiktive, që kjo familje organizonte, me djem të komunitetit rom, rezidentë në vendet e Bashkimit Europian.Kuptohet kundrejt pagesave të majme.
Viktima e parë e kësaj familjeje, ishte Zeneli, një emigrant nga Kosova me banim në Hamburg. Ai kishte udhëtuar bajmë me gruan dhe nënën e tij drejt Tiranës, për të takuar miqtë e rinj dhe për të shpallur fejesën e djalin me vajzën e Arbrit, njërit nga vëllrzërit Gjonaj. Pas kësaj feste dhe shërbetit që i dha mbarësi çiftit të ri, Arbri nisi kërkesat financiare ndaj Zenelit, duke i zhvatur këtij të fundit rreth 6000 euro,pa përmendur këtu dhuratat në florinj për nusen e re, e cila ishte vetëm 15 vjeçe.
Por kur familja e djalit prisnin ardhjen e nuses, papritur diçka ndryshoi, miqtë e rinj bashkë me nusen, nuk shkuan kurrë. Në përballjen me Piranjat, vëllezërit Gjonaj u treguan agresivë, përdorën fjalor banal dhe nuk ndalen kërcënimet. Kjo bëri që Policia të bënte arrestimin e tyre. Ndërkohë që ata tashmë përballen dhe me tre akuza të ngritura ndaj tyre.
Ajo çfarë ndodhi atë ditë, dhe këmbëngulja jonë për t’i takuar, në fakt e kishin një shkak, sepse për Albanin, kishin ardhur denoncime të reja.Ky 35 vjeçar kishte një katalog vajzash të mitura, që ia premtonte emigrantëve për martesë, kundrejt shumave të konsiderueshme...Dhe pasi iu merrte paratë, mbyllte çdo kontakt me ta.
Kjo skemë mashtrimi, përtej organizatorëve, kishte të përfshira edhe vetë vajzat, të cilat sipas skenarit duhej të aktronin gjatë ceremonive falso që vëllezërit Gjonaj organizonin sa në një shtëpi në tjetrën. Kësaj radhe na kanë ardhur dy denoncime të reja, për të njëjtën vajzë, pjesëtare të kësaj familjeje, e cila siç mund ta kuptoni i është premtuar dy djemve të ndryshëm njëkohësisht.Asnjë ndryshim nga historitë e mëparshme. Në fillim njohja, më pas sherbeti, eurot e në fund zhvatja.