Pjesëmarrje e lartë/ Fatmir Myrta rizgjidhet në krye të PD, Njësia 5
Gjatë ditës së sotme nga ora 08.00 deri në 18.00, demokratët kanë zhvilluar zgjedhjet për kreun e PD të degës së Njësisë 5 në Tiranë.
Ky proces transparent dhe me një pjesëmarrje prej 530 anëtarësh, rikonfirmoi Fatmir Myrta si kreun e demokratëve të Njësisë 5.
Myrtaj garonte kundrejt 2 kandidatëve të tjerë Artur Mahmutaj dhe Erion Dizdari, duke kryesuar me 72%.