Garë e ngushtë mes kandidatësh/ Zgjidhet kryetar i PD në degën e Pukës

Dega e Partisë Demokratike Pukë, ka zhvilluar ditën e sotme, 19. 04. 2026, zgjedhjet për kreun e ri të demokratëve në këtë qark.

Demir Hyseni është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike në degën e Pukës, pas një gare të ngushtë me kandidatin Ferit Ringaj.

Sipas rezultateve zyrtare, Hyseni ka marrë 275 vota, ndërsa Ringaj ka siguruar 230 vota.

Gjithashtu, janë regjistruar 13 vota të pavlefshme.