Çmimet stratosferike të karburantit paralizojnë Iralndën/ Pepa: Fermerët dhe bizneset në krye të protestës
Irlanda është përfshirë ditët e fundit nga protesta masive, ndër më të mëdhatë në dekada, të shkaktuara nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe kostos së jetesës. Fermerë, biznesmenë dhe qytetarë kanë bllokuar rrugët kryesore të vendit, duke paralizuar qarkullimin, veçanërisht në Dublin, me kolona të gjata dhe ndërprerje të mëdha të trafikut.
Odise Pepa, nënkryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare në Irlandë në një intervistë për Dori Dakën në SYRI TV, tregon se situata ka krijuar një “kaos të paprecedentë”, ku bllokimet me traktorë dhe mjete të rënda kanë shtyrë lëvizjen drejt rrugëve dytësore dhe kanë rënduar ndjeshëm jetën e përditshme të qytetarëve. Ai thekson se rritja e fortë e çmimeve të karburantit dhe taksat e larta kanë goditur rëndë sektorët kryesorë si bujqësia dhe peshkimi, duke nxitur reagimin e gjerë qytetar.
Protestuesit kërkojnë uljen e taksave mbi karburantin dhe mbështetje direkte për qytetarët dhe bizneset, ndërsa autoritetet po përballen me presion në rritje për të gjetur një zgjidhje.
Përtej krizës ekonomike, shqiptarët e Irlandës luftojnë për të mos humbur gjuhën dhe kulturën. Pepa, i cili jeton prej 25 vitesh në Irlandë, flet për nismën më të re të shoqatës së tyre: hapjen e klasave të para të gjuhës shqipe në Dublin. Rreth 36 fëmijë, të moshave 6 deri në 13 vjeç, mësojnë gjuhën e prindërve të tyre çdo fundjavë.
E gjithë kjo përpjekje mbështetet tërësisht nga vullnetarizmi dhe donacionet e komunitetit lokal shqiptar, pa asnjë mbështetje financiare nga shteti shqiptar apo ai irlandez.
Pepa:
Po, unë jam akoma gjak shqiptar, kuptohet, me emigrimin, 25 vitet e fundit kanë qenë sfida. Kuptohet, të mbarojmë shkollë dhe gjëra, por në fund të fundit, kalimi i kohës, sfidat normalizohen edhe sjellin frutin e tyre. Por unë as, jo 25 vjet, por edhe 250 vjet me i pas jetë, unë prapë ndihem shqiptar. Pavarësisht se ku jam dhe çfarë, ku jetoj. Dhe ashtu besoj do të jetë për çdo person, çdo shqiptar.
Kohët e fundit kemi krijuar shoqatën kulturore shqiptare në Irlandë, që quhet Albanian Cultural Association, ACI. E kemi krijuar thjesht për të suportuar shqiptarët që banojnë në Irlandë. T'ju japim ndihmën e tyre që nga fillimi që vijnë. Gjithashtu kemi hapur klasat e para shqipe që janë këtu në Dublin, edhe synimi ynë i kësaj shoqate është që të mbajnë kulturën, gjuhën dhe identitetin gjallë këtu në Irlandë.
Për fëmijët e vegjël,i kemi diku rreth 36 fëmijë të regjistruar, që vijnë çdo të shtunë dhe të dielë dhe mësojnë shqip. Faleminderit nga prindërit e tyre që i sjellin, kuptohet, dhe gjithashtu mësuesve që japin kontributin e tyre vullnetarisht. Kemi arritur një gjë kështu të madhe.
Të them të drejtën nuk kemi pasur kontribut nga, nga shteti shqiptar apo irlandez deri tani. Gjithë kontributi ka qenë vullnetarisht nga disa biznesmenë, nga xhepi i prindërve, nga xhepi, me kuptimin e fjalës, të gjithë ose disa biznesmenë këtu në Irlandë, gjithashtu bashkatdhetarëve të tjerë, por kemi arritur. Me disa sfida kuptohet, akoma sfida, por kemi arritur diku, jemi këmbë e mbarë, në atë aspekt, por në përgjithësi mirë, do ja arrijmë. Me synimin e mirë do ja arrijmë.
Atëherë, sikur të gjithë prindërit po marr shembull për veten time. Unë shkoj në punë gjithë ditën, bashkëshortja në punë, fëmijët janë në kopsht, në shkollë gjithë ditën, pastaj oraret , koha nuk është e mjaftueshme që ne t'ju flasim shqip aq sa duhet dhe do të thotë që fëmijët gjithmonë veshi ju rrahet vetëm me gjuhën angleze. Kështu që është goxha e zorshme që ata të, ta flasin gjuhën ashtu sikur, sikur e flasim ne. Kështu që kjo është një suport karshi kësaj, domethënë prindërve që s'ka mundësi ose nuk është, kanë kohën e mjaftueshme që t'ju japin mundësinë. Plus asaj ka dhe prindër që janë të lidhur me të huaj ose të huaja dhe e kanë akoma edhe më të vështirë.
Irlanda kishte një rritje ekonomike përpara kësaj, por qytetarët në Dublin dhe më gjerë po përballeshin me kosto jete gjithnjë më të lartë. Domethënë nuk po ja arrinin dot dhe kjo i shtyu që të dilnin, të bashkoheshin të gjithë, që nga fermerët, flasim për njerëzit që i efekton më shumë kjo rritje e çmimeve, që nga fermerët, tek bizneset e mëdhaja dhe i bëri që të bënin një mbledhje të madhe, të fortë, të dilnin në rrugët e Dublinit, në kryeqytetet ose në qytetet e mëdhaja të Irlandës, të bënin bllokimin e tyre me traktorë, me makineri të mëdhaja dhe të them të drejtën kishte një javë vërtet intensive.
Unë e përjetova vetë, ditën e dytë që nisën protestimet, unë kisha një vizitë pune që duhet të ikja në, nga Dublini në Kork. Dhe Dublini nga Korku është afërsisht dy orë e gjysmë udhëtim me makinë. Mua më zgjati katër orë e gjysmë, domethënë edhe dy orë.
Bllokimet ishin, marrim shembull nga autostrada kryesore, bllokonin çdo dalje të dytë ose hyrje të dytë në autostradë, që do të thoshte, do shtynte qytetarët që të dilnin nga autostrada kryesore, të futeshin në rrugë dytësore. Por të futesh në rrugë dytësore këto gjithë atë trafik, gjithë atë qytetar, do të thotë që do bësh trafik jashtë mase.
Atëherë, në Irlandë të marrim shembull në qoftë se ti paguan 17 euro, për një mbushje karburanti, Irlanda merr taksë 60% të asaj, që do të thotë afërsisht 10 euro mos gabofsha, do e marrë shteti taksë nga ajo 17 euro që ti mbushe, që domethënë që është një rritje shumë e madhe.
Edhe kjo efektonte shumë këto biznese agrokulturore apo gjëra të tjera. Edhe ishte rritur jashtë mase. Diku rreth, nga 1.95 ishte, 1.92 karburanti, shkoi në 2 euro , mos gabofsha, në 2 euro e 20 cent.
Në këto disa vende, dhe më lart. Ishte një rritje tragjike aty, i bënte efekt shumë bizneseve kryesore. Edhe kjo ishte domethënë ajo që duhet të bëhej diçka.
Pas kësaj lëvizje kuptohet fshihen fermerët, që duhet ta dini që fermerët dhe bizneset e mëdhaja bëjnë një numër shumë të madh këtu te këto lëvizjet. Edhe ato vazhduan. Ajo ishte lëvizja e parë domethënë. Pastaj nisën edhe qytetarët t'i ndiqnin sepse shikonin që ishte një lëvizje e duhur. Edhe, mbas bllokimeve, duhet ta përmend edhe një herë që bllokimi u bë, e futën Dublinin në një standstill, kuptohet.
Nuk kemi pasur një situatë të tillë, me sa mbaj mend unë në këto 25 vitet e fundit ose me sa kam parë lajmet. Kjo ishte një, një lëvizje goxha, ose një protestë goxha e fortë. Bllokoi të gjitha gjërat. Domethënë, e kuptoni këtë gjë që kur të bllokosh vendet ose karburantet kryesore që vijnë, pikat kryesore që vijnë, që është një nga ato është në Cork, Dublin. Ishte një lëvizje shumë, e menduar mirë domethënë dhe e saktë që bëri vërtet që të mendonin politikanët.
Kërkesat e qarta kanë qenë të thjeshta: ulja e taksës për karburantin dhe mbështetjen direkte për qytetarët dhe bizneset. Kjo ishte gjëja më, më kryesore domethënë. Ulja e taksës dhe në karburant, që u rrit, ishte një rritje marramendëse dhe mbështetje direkte e qytetarëve, të bizneseve, fermerët dhe peshkatarët. Sepse me fermë dhe me peshkim Irlanda është, janë dy nga gjërat që mbahet. Këto i ka dy nga të ardhurat kryesore që i kemi në Irlandë.