VIDEO/ Zjarri në landfillin e Bushatit, Berisha: Tymi mbulon Shkodrën! Krim i rëndë mjedisor
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë landfillin e Bushatit në Shkodër.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka postuar pamjet nga flakët që kanë përpirë plehrat e ladfillit, duke theksuar se ky tym ka mbuluar Shkodrën dhe është një krim i rëndë mjedisor.
LEXO EDHE: VIDEO/ I vihet flaka vend-depozitimit të plehrave në Bushat, tymi masiv mbyt zonën
‘Landfilli i Bushatit! Tymi mbulon Shkodrën. Krim i rëndë mjedisor!’, shkruan Berisha në Facebook.