VIDEO/ I vihet flaka vend-depozitimit të plehrave në Bushat, tymi masiv mbyt zonën

Një zjarr ka përfshirë këtë të dielë vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushat, duke përhapur një ndotje masive mjedisore.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën dhe kanë krijuar një situatë problematike për banorët duke u kthyer në rrezik për jetën.

Deri më tani mbetet ende i paqartë shkaku i rënies së zjarrit.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tyre.