VIDEO/ Gafë e Donarumës në sfidën vendimtare të sezonit Manchester City-Arsenal

Spektakël i menjëhershëm në përballjen mes Manchester City dhe Arsenal, ku dy gola të shpejtë kanë ndezur sfidën në “Etihad Stadium”.

I pari që goditi ishte Rayan Cherki, i cili në minutën e 16-të realizoi një gol fantastik, duke “vallëzuar” mes mbrojtjes së Arsenalit dhe duke kaluar vendasit në avantazh 1-0.

Megjithatë, festa e Cityt zgjati shumë pak. Vetëm një minutë më vonë, Arsenali riktheu baraspeshën në 1-1 me Kai Havertz.

Goli erdhi pas një gabimi të rëndë nga portieri Gianluigi Donnarumma, i cili në tentativë për të larguar topin, e goditi atë drejt te Havertz, që përfitoi maksimalisht për të shënuar.

GOLI I ARSENALIT
https://streamin.link/v/c511f7d0

Një start i çmendur i ndeshjes, që premton emocione të mëdha deri në fund në këtë duel titulli në Premier League.