Kurti e Abdixhiku takohen nesër për çështjen e presidentit

Nesër (e hënë) do të jetë takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimi do të zhvillohet nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po, nesër në ora 11:00 në Kuvend”, ka thënë shkurt Mustafa për Reporteri.net.

Kujtojmë se Kurti dhe Abdixhiku kanë mbajtur dhe një takim, por pa sukses, ndërsa kanë thënë se nuk kanë folur për emra konkret.

Kosova ka hyrë në 9-ditëshin e fundit për zgjedhjen e presidentit, derisa 28 prilli shënon ditën e fundit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të dielën se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por të arrihet konsensus.

Ajo ka thënë se në qoftëse ka vullnet, marrëveshja mund të arrihet brenda orësh.

Më 28 prill përfundon afati që Gjykata Kushtetueses e ka caktuar për të zgjedhur presidentin. Mospërmbyllja e suksesshme e këtij procesi nënkupton zgjedhje brenda 45 ditëve.