Samiti anti-Trump/ Peka: Rama e fsheh, Kurti e ka mburrje!
Nga Çim Peka/
Në Barcelone u mbajt samiti anti-Trump, nga majtistët ose progresistët siç e konsiderojnë veten “marksistët e rinj”. Rama dhe Kurti ishin aty, por Shqipëria dhe Kosova janë dhe në “Bordin e Paqes”.
Rama shkoi se është peng i Soros, por Kosova dhe Albini pse?
Dy janë arsyet mendoj unë:
1-Ne mungesë të ftesave ndërkombëtare Albini shkon ku e ftojnë.
2-Kurti në mes Kosovës dhe të majtës zgjedh të majtën.
Ps: A e ka luksin Kosova të zgjedhë të majtën globale anti-Trump edhe pse Spanja si vend organizator nuk e njeh Kosovën si shtet, vetëm e vetëm se ata e ftojnë Kurtin? Paraardhësit e atyre qe u mblodhen në Barcelonë vinin të gjithë në kongreset e Enver Hoxhës. Lula, lideri i atij samiti i ka mbaruar studimet në “Shkollën e Partisë” në Laprakë të Tiranes. Edhe Brazili njelloj si Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur!