SYRI TV/ Banorët e fshatit Zagorë pa energji, kabina elektrike është amortizuar totalisht
Banorët e fshatit Zagorë në Malësinë e Madhe prej kohësh po përballen me probleme të vazhdueshme në furnizimin me energji elektrike. Kabina elektrike e fshatit është shumë e amortizuar dhe ka krijuar rrezik për jetën e banorëve. Ata tregojnë se si pasojë e kushteve të këqija të kabinës ka humbur jetën një person.
Prej vitesh kjo kabinë ka mbetur në gjendje të amortizuar dhe pa asnjë kusht sigurie, duke u kthyer në një kërcënim serioz për banorët e fshatit Zagorë, në bashkinë Malësi e Madhe. Përveç kushteve të sigurisë, ata ankohen edhe për ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike. Madje, banorët pohuan se një nga ta ka humbur jetën për shkak të problemit me këtë kabinë.
Për këtë situatë, kërkohet një ndërhyrje urgjente nga OSHEE, pasi rreth 20 familje po përballen me këtë problematikë serioze.