FOTO/ Për një kalë, fal mbretërinë! Për arkivin e Jeronim De Radës, jap 3 milionë lireta!

Tremilionë lireta ishte çmimi që u pagua nga qeveria shqiptare më 1952 për blerjen e arkivit të rilindasit Jeronim De Rada.  Materialet e blera përbëhen, në pjesën më të madhe të tyre, nga vepra në dorëshkrim e poetit, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. 

Fondi “Jeronim De Rada” është i disponueshëm për t’u shërbyer në sallën e studimit të AQSh. Në fotografitë bashkangjitur tregohet procesverbali i marrjes në dorëzim të arkivit të Jeronim De Radës, ku përmenden edhe kostot e blerjes dhe të transportit, dhe fletë nga dorëshkrimi i veprës “Këngët e Milosaos”