Dhunuan bashkëshortet e tyre, dy të arrestuar në Korçë
Në kuadër të veprimeve për parandalimin dhe goditjen e dhunës në familje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe Maliq kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas për dhunë fizike ndaj grave të tyre.
Në Pogradec, është arrestuar shtetasi E. A., 36 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu, në Maliq është arrestuar shtetasi K. S., 26 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, i cili akuzohet për ushtrim dhune fizike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila ka marrë një urdhër mbrojtjeje.
Pas ndalimit të dy shtetasve, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 36 vjeçe, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.