Sanchez mblodhi majtistët në Spanjë: Jemi në anën e atyre që e dinë se demokracia nuk trashëgohet...
Ndërkohë në vijim të samitit të majtistëve që u përqendruan më së shumti në kundërshtimin e politikave që po sjellin efikasitet në botë e që janë promovuar nga |Donald Trump, kryeministri Spanjoll i cili ishte edhe mikpritësi i takimit shkruan në një postim në rrjetet sociale se kur të pyesë historia se në cilën anë jemi ne do ti themi që jemi “në anën e atyre që e dinë se pa të drejtë ndërkombëtare nuk ka paqe dhe pa paqe nuk ka përparim”.
Gjithçka u pa qartë në atë takim. Përveç unitetit majtist që simbolizohet duke i përngjasuar komunizmit botëror, kishte edhe një fluks reagimesh indirekte kundër Trump. Pjesë e këtij samiti u bë edhe kreu i qeverisë shqiptare i cili u mundua shumë që të fuste ne hije këtë prezencë duke patur parasysh përpjekjet e tij të mëdha që po bën për tu afruar më republikanet në SHBA. Përpjekje që vazhdimisht i dështojnë me sukses të plotë.
Mesazhi i Plotë i Sachez:
Ka momente kur historia na pyet se në cilën anë jemi.
Ne, nga Barcelona, përgjigjemi: në anën e atyre që e dinë se demokracia nuk trashëgohet, ajo fitohet çdo ditë.
Në anën e atyre që e dinë se pa të drejtë ndërkombëtare nuk ka paqe dhe pa paqe nuk ka përparim.
Kjo është ana jonë.
Kjo është lufta jonë.
Dhe ne do ta fitojmë atë.