Mori pjesë në koalicionin anti-Trump, Rama mundohet të fshehë të vërtetën: Dikur Shqipëria lidhej me...

Kreu i rilindjes Rama ka reaguar pas pjesëmarrjes në një samit ndërkombëtar në Barcelonë, i cili u cilësua si një platformë të liderëve progresistë përballë politikave të Presidentit amerikan Donald Trump.

Duke folur në podkastin e tij të propagandës “Flasim”, Rama ndau përshtypjet nga vizita në Spanjë, apo si i erdhi ftesa për të marrë pjesë. 

"Pas Romës pata një vizitë në Barcelonë, ku me ftesë të kryeministrit Sanchez, mora pjesë në tryezën e përbashkët të Samitit, të quajtur në mbrojtje të demokracisë. Dhe para këtij Samiti, së bashku me delegacionin, u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës.

Lexo edhe: Krijohet koalicioni global kundër Trump, Rama pjesë e takimit në Barcelonë

Dikur Shqipëria në Spanjë lidhej me paragjykime, ndërkohë sot Shqipëria është një destinacion kryesor turistik për të rinjtë spanjollë. Ndërsa marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë në një nivel tjetër. Këto ndalesa nxjerrin në pah qartë se si partnerë seriozë, falë ecurisë dhe transformimit, ne gjendemi në një pikë ku kemi vetëm një rrugë, të ecim me shpejtësi përpara”, tha mes të tjerash Rama.

Nëse e shikon me vëmendje reagimin e kreut të qeverisë ai nuk permend objektin e samitit ku ka marrë pjesë ose përpiqet që ti bëjë bisht duke folur për gjera që s’kanë shumë lidhje me të vërtetën e angazhimit majtist kundër të djathtës në botë. Flet për Melonin, për takime ne dhomën e tregtisë në Katalonjë. Nuk permend aspak që i ftuar kryesor ne këtë organizim ishte mentori i tij Sorosi i ri.

Lexo edhe: Rama bashkë me Alexin në Barcelonë, por kryeministri i Shqipërisë fsheh takimet me të birin e Sorosit