FOTO/ Këlliçi voton bashkë më prindërit për kreun e degës 10 të PD

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka postuar në faqen e tij në facebook foto nga pjesëmarrja e tij në votimin për kreun e degës 10 të PD.

“Me mamin dhe babin votuam sot për kreun e PD të degës nr. 10 në Tiranë. Procesi ka nisur në orën 8 të mëngjesit dhe vijon deri në orën 18.00”, shkruan Këlliçi.

Postimi:

Me mamin dhe babin votuam sot për kreun e PD të degës nr. 10 në Tiranë. Procesi ka nisur në orën 8 të mëngjesit dhe vijon deri në orën 18.00.

Në garë janë dy miq, Andi Beliu dhe Olsi Karapici, dy demokratë të spikatur në vlera dhe në angazhim si dhe përfaqësues të familjeve tiranase autoktone.

U bëj thirrje anëtarë të degës tonë me kontribut të njohur në zhvillimet dhe betejat politike, të marrin pjesë e të bëjnë zgjedhjen e tyre.

Demokratët luftojnë me regjimin pa u ndalur, por dhe zgjedhin dhe ushtrojnë vullnetin në strukturat e tyre.

Një riorganizim dhe rienergjizim bazuar në vote.