Një tërmet i fortë godet Indonezinë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin e Sumatrës në Indonezi mbrëmjen e sotme, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej rreth 18 kilometrash.

Për momentin nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale.