Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, përplaset për vdekje 70-vjeçari, shoferi largohet
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Milot–Rrëshen, ku një automjet ka përplasur një këmbësor rreth 70 vjeç me iniciale N.L.
I moshuar ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar dhe po punohet për identifikimin e tij.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Milot / Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç.
Si pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.