", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/April/18/auto_sddefault1776543203.jpg", "width": 900, "height": 675 } }

'Nga 4 mijë në 8 mijë m2'/ Xhulia Xheka i shkon me metër Ramës në Surrel: Mate sa e ke sipërfaqen e vilës…

Edi Rama e ka mohuar gjithmonë se shtëpia e tij është 57 metra e gjatë, ashtu siç dhe ka deklaruar disa herë kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Një vizitë para vilës së kryeministrit Edi Rama në Surrel ka shërbyer si sfond për një denoncim publik lidhur me pasurinë dhe sipërfaqen reale të pronës së tij, duke e krahasuar luksin e saj me vështirësitë ekonomike të qytetarëve, siç është çmimi i lartë i karburantit.

Por këtë herë, ish-kandidatja e PD për deputete, Xhulia Xheka, ka vendosur që t’i shkojë Ramës në Surrel ku ka ngritur kështjellën e tij të betonit, me fonde që nuk dihet se nga kanë ardhur dhe se si janë paguar punët e saj.

Në video, vihet në pikëpyetje origjina e pasurisë për ndërtimin e kësaj vile. Deklarata e mëparshme e kryeministrit Rama se e ka ndërtuar me të ardhura nga koha e tij si emigrant në Francë, kundërshtohet me akuza të rënda se prona është “e zaptuar dhe e grabitur”.

Sipas të dhënave të marra nga ASIG Geoportal shtëpia e Edi Ramës është as më pak dhe as më shumë se 58.42 metra e gjatë, pra 1.42 metra më e gjatë seç kishte deklaruar më herët kryetari i PD, Sali Berisha.

Por nuk mbaron me kaq.

Oborri që rrethon këtë kështjelle betoni është 8259 metra katror, 4 mijë metra katror më shumë seç është deklaruar nga Linda Rama në dokumentet e saj të pasurisë.

Sipas denoncimit, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, ka deklaruar një pronësi prej 4,483.5 metrash katrorë në Surrel. Në kontrast të thellë me këtë shifër, pretendohet se sipërfaqja totale e rrethuar nga familja Rama është 8,259.24 metra katrorë, praktikisht dyfishi i asaj të deklaruar.

Tani teknologjia nuk gënjen, kështu që i bie të gënjejë kryeministri Edi Rama.

Por edhe këtë ai nuk e ka për herë të parë, dhe sigurisht as për herë të fundit.

Xhulia Xheka: Sot jemi nisur për të parë se ku jeton kryeministri ynë, Beu i Surelit. Ndaluam për të furnizuar makinën me karburant, një gjest i zakonshëm për çdo shqiptar, po mirë, si e rrit edhe çmimin e naftës kështu për të plotësuar tekën tënde të dalldisur për t'ia u bërë jetën malore shqiptarëve në të gjitha drejtimet? Gjithsesi unë sot e kisha vendosur, do të vija tek ty edhe me biçikletë.

Ose me gomar. Nga tani ishim këtu është e paimagjinueshme, e kishim dëgjuar por është tjetër gjë në realitet. Sipërfaqja që jeton Beu i Surelit, është një sipërfaqe më e madhe sesa pallati mbretëror që sot është pallati i brigadave, me gjatësi më shumë se pjesa dërrmuese e institucioneve në vendin tonë si bashkia, ministria, pallati i kongreseve dhe kryeministria, dhe me metra katrorë më shumë sesa kuvendi, parlamenti që ulen 140 deputetë. Ky është sheiku i Ballkanit, kryeministri i vendit më të varfër në Europë që jeton si aga në këtë çiflik, që nuk e ka trashëguar nga askush, por i zaptuar dhe i grabitur nga kusari i pangopur Edvin Rama i cili pretendon se e ka ndërtuar me të ardhurat si emigrant në Francë.

Për kë do përgjigje ti për shembull? Më thuaj një gjë që... Për atë shtëpinë në Surrel për shembull.

Unë kam qenë emigrant. Si të gjithë emigrantët e tjerë, kam bërë edhe unë pjesën time të sakrificave në emigracion.

Në fakt, emigrimi jot mbahet mend vetëm për tasin me makarona dhe duart e pista me thonj të paprerë. Populli thotë se zorrra e zbrazët velet me një copë bukë thatë. Sa për syrin e babëzitur, nuk i del bota gjerë e gjatë. Prandaj kemi ardhur këtu sot për të folur gjerë e gjatë për gjerësinë dhe gjatësinë e sarajeve të tua.

Një vilë 57 metra e gjatë!

Sepse sipas deklaratave të bëra nga ti, që me siguri nuk i mban mend si gënjeshtar kronik që je, thua se:

S'është 57 metra e gjatë shtëpia. Ja prapë, sepse merret për të vërtetë ajo që thotë ai. Po ku di të masë ai? I thoshte Spartak Ngjelës, Saliu thoshte ka një problem, jepi metrin, nuk e nuk e mat dot pavionin nga gjerësia dhe nga gjatësia. S'di të masë.

Në fakt është 58 metër. Ti që nuk di se sa metra katrorë e ke shtëpinë, unë sot kam ardhur të të ndihmoj me këtë metër. Do ta lë këtu, për ta masësh në sy të shqiptarëve duke i kërkuar dhe falje kryetarit të Partisë Demokratike, i cili nuk di të masë vetëm me metër po ty të mat edhe me sy. Po prit se kemi akoma për të matur. Nuk e solla këtë metër vetëm për gjerësinë dhe gjatësinë e shtëpisë tënde, por të masësh bashkë me Lindën të gjithë sipërfaqen e zonës së rrethuar pasi Linda jote deklaron se është pronare e tokës me sipërfaqe 4483.5 m në Surrel, ndërkohë që toka e rrethuar nga ju është 8259.24 m katror. Modeli i Lindës u bë shembull duke u ndjekur si model nga të gjithë bashkëpunëtorët e organizatës tënde kriminale, ku shumëzohet për dy e ku pjesëtohet për dy. Linda pjesëton për dy, Qysi shumëzon për dy. E se merre vesh, matematikë e ngatërruar kjo e juaja. Metrin e ke këtu. 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Partia Demokratike (@pdshqiperi)