Zelensky: Sulmuesi i Kiev ishte me origjinë nga Rusia, po hetohen të gjitha pistat

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se personi që hapi zjarr sot në Kiev, duke vrarë gjashtë persona, kishte precedentë penalë, kishte lindur në Rusi dhe prej kohësh jetonte në rajonin e Donetskut.

Zelensky tha se hetimet janë në zhvillim dhe se autoritetet po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme lidhur me motivet e sulmit. Sipas tij, çdo detaj duhet verifikuar dhe hetuesit po analizojnë pajisjet elektronike të autorit, telefonin dhe kontaktet e tij.

Lexo edhe: Kievi në alarm, i armatosuri merr pengje në supermarket – viktima dhe të plagosur, vijon operacioni i policisë

Ai bëri të ditur gjithashtu se para se të dilte i armatosur, sulmuesi i kishte vënë zjarrin banesës së tij.

Sipas të dhënave paraprake, bilanci i viktimave ka arritur në 6 persona: katër janë vrarë në rrugë, një peng është qëlluar në supermarket (ku më pas policia neutralizoi autorin), ndërsa një grua ka vdekur në spital nga plagët e marra. Numri i të plagosurve ka shkuar në 14, mes tyre edhe një fëmijë 12-vjeçar, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që bilanci të rritet.

Lexo edhe: Kiev/ Masakra në supermarket, 6 të vrarë dhe 10 të plagosur – policia vret autorin

Autoritetet ukrainase konfirmuan gjithashtu se autori i sulmit ishte një 58-vjeçar me origjinë nga Moska. Sipas Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, ai ka hapur zjarr ndaj civilëve, është barrikaduar në një supermarket dhe më pas është vrarë nga forcat e policisë gjatë ndërhyrjes.