Berisha: Dhuna policore habit dhe të huaj që ndodhet rastësisht në protestë, u kërkojnë llogari: Pse silleni kështu

Dhuna e paprecedentë policore e ushtruar gjatë protestës kombëtare të së premtes mbrëma, nuk ka habitur vetëm shqiptarët, por edhe të huajt.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar me një video ku dëgjohet një qytetar i huaj duke iu drejtuar policisë: Pse silleni kështu, çfarë keni që dhunoni, çfarë po ndodh kështu.

Reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Dhuna policore habit dhe shtetasin e huaj që ndodhet rastësisht në protestë! Dëgjohet teksa i thotë policisë pse silleni kështu.

10 ganster narko-banditë me uniformë me një kryengritës paqësor. Kriminel!

Dënoj me forcën më të madhe dhunën shtazore kundër qytetarit guximtar!

Shikoni në fund të videos tek përdorin Sprajin e ariut!