Napoli bie në ‘Maradona’, Lazio e ndëshkon me 2 gola, Interi s’sheh rivalë për titullin
Napoli pësoi një humbje të rëndë 0-2 në “Stadio Diego Armando Maradona” ndaj Lazios, në javën e 33-të të Serisë A, duke u larguar ndjeshëm nga gara për kreun e tabelës.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte u befasua që në minutat e para, kur Cancellieri zhbllokoi ndeshjen në minutën e 6-të, duke u dhënë avantazhin miqve. Napoli tentoi të reagonte, por në minutën e 31-të humbi një mundësi të artë për barazim, pasi Zaccagni nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë, me Milinkovic-Savic që priti penalltinë.
Në pjesën e dytë, Lazio vulosi fitoren me golin e Basic në minutën e 57-të, duke e mbyllur praktikisht sfidën. Napoli nuk arriti të gjente asnjë përgjigje dhe u duk i pafuqishëm përballë një skuadre më të organizuar dhe më efikase.
Me këtë humbje, Napoli zbret në -12 pikë nga kreu, duke hequr dorë nga gara për titullin kampion. Ndërkohë, kjo situatë i hap rrugë Milanit për t’u rikthyer në vendin e dytë në renditje në rast fitoreje në ndeshjen e radhës.
Në fund të takimit, Conte u pa dukshëm i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij, e cila prodhoi shumë gabime dhe mungesë stabiliteti në të gjitha repartet. Lazio, nga ana tjetër, merr një fitore të madhe në një transfertë të vështirë dhe forcon pozitat në tabelë.