", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/April/18/auto_IMG_7131_20260418-1625171776532044.webp", "width": 1920, "height": 1440 } }

Kiev/ Masakra në supermarket, 6 të vrarë dhe 10 të plagosur – policia vret autorin

Një sulm i armatosur në një supermarket në lagjen Holosiivskyi të Kievit ka përfunduar me vrasjen e autorit nga forcat e policisë, pasi ai la pas të paktën 6 viktima dhe 10 të plagosur.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm Ruslan Kravchenko, autori i dyshuar ishte një 58-vjeçar me origjinë nga Moska, i cili përdori një armë automatike gjatë sulmit. Pas hapjes së zjarrit ndaj civilëve, ai u bllokua brenda një supermarketi, ku mori edhe pengje.

Ministri i Brendshëm Ihor Klymenko konfirmoi se sulmuesi u eliminua gjatë ndërhyrjes së forcave speciale, ndërsa Njësitë e Reagimit të Shpejtë të Policisë (KORD) hynë me forcë në supermarket për ta neutralizuar.

Autoritetet raportojnë se gjatë operacionit, sulmuesi kishte marrë peng disa persona dhe kishte qëlluar edhe ndaj një polici. Më herët, negociatorët kishin tentuar të arrinin një zgjidhje paqësore, por pa sukses.

Një efektiv i KORD-it deklaroi se operacioni ishte shumë i vështirë dhe me kohë të kufizuar, pasi autori nuk pranoi të bashkëpunonte dhe brenda ambientit ndodheshin shumë civilë.

Sipas Presidentit Volodymyr Zelensky, 10 persona janë shtruar në spital me plagë të ndryshme dhe po marrin trajtim mjekësor, ndërsa 4 pengje janë liruar gjatë operacionit.

Lexo edhe:  Kievi në alarm, i armatosuri merr pengje në supermarket – viktima dhe të plagosur, vijon operacioni i policisë

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, konfirmoi se fillimisht 5 persona u vranë në rrugë dhe brenda supermarketit, ndërsa më vonë një grua e plagosur ndërroi jetë në spital, duke e çuar bilancin në 6 viktima. Viktimat përfshijnë edhe një grua rreth 30 vjeçe, identiteti i së cilës ende po verifikohet.

Në vendngjarje janë trajtuar edhe 6 persona të tjerë, mes tyre një foshnje 4-muajshe që pësoi helmim nga monoksidi i karbonit në një apartament pranë zonës ku u ndez zjarr nga autori. Prindërit e foshnjës refuzuan shtrimin në spital.

Gjithashtu, sipas autoriteteve, zjarri u përhap edhe në apartamentin ku ishte i regjistruar sulmuesi.

Presidenti Zelensky bëri të ditur se hetues të Policisë Kombëtare dhe Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë./ kyivindependent