Makina del nga rruga përplaset me shtyllat e ndriçimit dhe përmbyset në Kukës
Një aksident automobilistik është shënuar sot në mesditë në segmentin rrugor Kukës–Aeroport, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Shtiqnit.
Një mjet i vogël ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke dëmtuar edhe shtyllat e ndriçimit, por edhe barrierat anësore.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses për të nxjerrë të dëmtuarit.
Aksidenti është shënuar rreth një orë më parë, ndërsa nga policia e Kukësit nuk ka ende asnjë reagim.