Po kalonin Ngushticën e Hormuzit, sulmohen dy anije me flamur indian
Dy anije me flamur indian që transportonin naftë bruto u sulmuan sot teksa përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e India në një deklaratë.
Ambasadori i Teheranit në Nju Delhi, Mohammad Fathali, u thirr në një takim me Sekretarin e Jashtëm të Indisë, Vikram Misri, gjatë të cilit ky i fundit shprehu shqetësimin e thellë të Indisë lidhur me incidentin e të shtënave që përfshiu dy anijet me flamur indian në Ngushticën e Hormuzit.
Vikram Misri i kërkoi ambasadorit që të përcjellë qëndrimet e Indisë autoriteteve në Iran dhe të rifillojë sa më shpejt procesin për lehtësimin e kalimit të anijeve që janë në drejtim të Indisë përmes Ngushticës së Hormuzit.
Reuters duke cituar burime të sektorit të transportit detar informon se rojet Revolucionare të Iranit hapën zjarr ndaj dy anijeve tregtare
Incidenti ndodhi në një kohë kur disa anije kishin nisur të lëviznin nëpër korridorin detar, në atë që Reuters e përshkroi si “lëvizja e parë e madhe e mjeteve lundruese përmes Ngushticës që nga fillimi i luftës”.
Kapiteni i tankerit tha se dy motoskafe të Rojeve Revolucionare iu afruan anijes së tij rreth 37 kilometra në verilindje të Oman. Pa asnjë paralajmërim përmes radios, motoskafet “më pas hapën zjarr ndaj tanker-it”, shpjegoi Qendra e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar në një deklaratë të publikuar online.
“Sipas të njëjtit burim, tankeri dhe ekuipazhi i tij janë të sigurt dhe në gjendje të mirë. Ndërsa autoritetet po zhvillojnë një hetim.”