VIDEO/ Berisha denoncon dhunën ndaj fotografit Feliks Bilani: Shtazëri nga kriminelë me uniformë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar publikisht duke denoncuar dhunën e ushtruar ndaj fotografit Feliks Bilani.
Në një postim në FB, Berisha ndau videon ndërsa e cilësoi ngjarjen si një akt ‘shtazërie’, duke akuzuar forcat e rendit për ushtrim dhune ndaj qytetarëve.
‘Shikoni çfarë shtazërie ndaj fotografit të mirënjohur Feliks Bilani. Dënoj me forcën më të madhe këto akte të kriminelëve me uniformë!’, shkruan Berisha.
Denoncimi vjen pas protestës së fundit të opozitës, ku janë raportuar përplasje mes protestuesve dhe policisë.