Macron: Një ushtar francez është vrarë në Liban...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar në X se një ushtar francez, pjesë e një misioni ndërkombëtar paqeruajtës në Liban është vrarë këtë mëngjes në jug të vendit.
Sipas Macron, tre ushtarë të tjerë janë plagosur dhe janë evakuuar gjatë sulmit ndaj misionit paqeruajtës të (UNIFIL), ndërsa informacionet e disponueshme sugjerojnë se përgjegjës është Hezbollah.
Ai ka kërkuar që autoritetet libaneze të arrestojnë menjëherë autorët e dyshuar.
Ndërkohë, kryeministri i Libanit Nawaf Salam e ka dënuar ashpër sulmin ndaj paqeruajtësve francezë.
“Kam dhënë udhëzime të rrepta për të kryer një hetim të menjëhershëm për të zbuluar rrethanat e këtij sulmi dhe për të mbajtur përgjegjës autorët,” tha ai në një postim në X.
“A është e qartë se ky veprim i papërgjegjshëm i shkakton dëm të madh Libanit dhe marrëdhënieve të tij me vendet mike në mbarë botën që e mbështesin atë,” shtoi Salam.
Kryeministri nuk dha detaje të mëtejshme mbi autorët e sulmit.