Berisha: Shqipërinë e ka në dorë droga dhe kartelet, Rama është vetëm rryshfet marrësi i qindra milionë eurove

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, duke e lidhur atë me ndikimin e grupeve kriminale dhe aktivitetin e tyre në vend.

I pyetur nga Endi Tafa për lejet e ndërtimit në zonën e Himarës, Berisha akuzoi qeverinë se vepron nën ndikimin e karteleve të drogës, të cilat, sipas tij, kontrollojnë zhvillimet kryesore në vend.

“Edi Rama diktohet nga kartelet e drogës, është skllavi i tyre dhe zbaton vetëm urdhrat e tyre,” u shpreh Berisha, duke shtuar se sipas tij, Shqipëria si territor dhe zhvillim ndodhet nën ndikimin e grupeve kriminale.

Ai tha gjithashtu se kryeministri përfiton të ardhura të paligjshme nga këto aktivitete, duke e cilësuar si “rryshfetmarrës të qindra milionë eurove”.

Deklarata e plotë:

Endi Tafa: Doktor, Edi Rama ka miratuar leje për kulla 16 katëshe në Potam të Himarës. Këtë që po i bën ky bregut të jugut nuk e ka bërë asnjë pushtues në histori. 

Sali Berisha: Edi Rama diktohet nga kartelet e drogës, është skllavi i tyre dhe zbaton vetëm urdhërat e tyre. 
Shqipërinë si territor, Shqipërinë si ndërtim, e ka kryekëput në dorë, droga dhe kartelet e saj.
Edi Rama është vetëm rryshfet marrësi i qindra e qindra milionë eurove në këtë veprimtari.