Berisha: Ne jemi kundër dhunës, kryengritja paqësore kërkon durim, por është rruga më e sigurt
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar edhe një herë se opozita mbetet e angazhuar në një formë proteste paqësore, duke e konsideruar atë si rrugën më të sigurt për arritjen e objektivave të saj politike.
I pyetur nga qytetari nëse përballë ashpërsimit të veprimeve ndaj protestuesve duhej të ndryshohej qasje, Berisha u shpreh qartë se opozita nuk do të devijojë nga parimi i mosdhunës.
“Ne kemi shpallur kryengritjen paqësore si motivin tonë. Ne jemi kundër dhunës dhe jemi të bindur se kjo është rruga më e sigurt drejt realizimit të qëllimit tonë,” tha ai, duke shtuar se kjo qasje kërkon durim dhe qëndrueshmëri.
Deklarata e plotë:
Kris Raz: Doktor Berisha, me intensifikimin e egër që policia po e fortifikon ndaj protestuesve, a mendoni se ka ardhur koha se duhet bërë e njëjta gjë nga pala e dëmtuar?
Sali Berisha: Ne kemi shpallur kryengritjen paqësore si motivin tonë.
Ne jemi kundër dhunës dhe jemi të bindur se kjo është rruga më e sigurt drejt realizimit të qëllimit tonë.
Kërkon durim, por kërkon persistencë dhe është rruga më e sigurt.