Berisha: Protestat do vazhdojnë pasi janë rruga e vetme për të dëshmuar se ne nuk mposhtemi
Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Berisha u shpreh se protestat do të vijojnë si forma kryesore e qëndrimit politik të opozitës, duke theksuar se ato përfaqësojnë, sipas tij, mënyrën e vetme për të treguar se opozita nuk pajtohet dhe nuk dorëzohet.
I pyetur nga një qytetar nëse mund të ketë ndryshim strategjie për protestat e radhës, Berisha u shpreh se strategjia mund të rishikohet, por theksoi se protestat do të vijojnë në çdo rast.
“Strategjia edhe mund të ndryshojë, por protestat do të vazhdojnë si rruga e vetme për t’u dëshmuar shqiptarëve se ne nuk pajtohemi kurrë, nuk trembemi, nuk frikësohemi dhe nuk mposhtemi,” u shpreh kreu i PD.
Deklarata e plotë:
Erzen Rexha: A do ketë ndryshim strategjie në protestën e radhës sepse besoj se kushtet janë prekur për një ndryshim strategjie sepse kjo lloj strategjie po më bind që njerëzit janë lodhur dhe po zvogëlohen?
Sali Berisha: Strategjia edhe mund të ndryshojë, por protestat do të vazhdojnë si rruga e vetme për t’u dëshmuar shqiptarëve se ne nuk pajtohemi kurrë as nuk trembemi, as nuk frikësohemi, as nuk mposhtemi dhe nuk pranojmë kurrë qëndrimin e kësaj organizate kriminale ndaj shqiptarëve.