Protestuesi u dhunua në komisariat/ Berisha: U trajtua shtazërisht në qeli nga banditët me uniformë... - VIDEO

Berisha: Protestuesi i opozitës u dhunua në komisariat dhe përfundoi në spital

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të opozitës.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se mbrëmjen e kaluar protestuesi Gentian Tuga është trajtuar ‘shtazërisht’ në ambientet e komisariatit ku u shoqërua dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas tij, ‘narkobanditët i kanë vënë policë roje në reanimacion’, ndërsa ai dënon me forcë dhunën ndaj protestuesit, të cilin e cilëson si ‘kryengritës paqësor’.

Mbrëmë tek kryengritësi paqësor Gentian Tuga i trajtuar shtazërisht në qelin e komisaritit dhe i sjellë urgjent në spital. Narkobanditët i kanë vënë policë roje në reanimacion.

Dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër ndaj kryengritësit paqësor Gentian Tuga nga banditë me uniformë”, shkruan Berisha në FB.