Protesta/ 18 të shoqëruar në komisariat nr 1, njëri u dërgua në spital. Grimci: Ka të arrestuar dhe në komisariate të tjera
Deputetë demokratë mes tyre Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Ina Zhupa kanë mbërritur në komisariatin nr 1 ku ka një numër të madh të shoqëruarish
18 qytetarë janë shoqëruar në ambientet e komisariatit nr 1 të Tiranës pas protestës së opozitës. Njëri prej tyre, Gentian Tuga është çuar në spital pasi është ndjerë keq.
Avokatja Eda Grimci tha në një prononcim për median se njëri prej protestuesve është ndjerë keq dhe është dërguar në spital pasi ka probleme me syrin.
Në komisariatin nr 1, 15 të arrestuar janë moshë të rritur, 2 janë të moshës 16 vjeç. 17 ndodhen në dhomat e paraburgimit 1 në spital. 5 vetë janë të arrestuar në komisariatin nr 6.
‘Na kanë informuar se ka të arrestuar edhe në komiariatin nr 5’ deklaroi Grimci.