Protesta e opozitës/ Shoqërime me dhunë, 22 persona në polici

Policia ka shoqëruar 22 persona gjatës protestës së opozitës. Syri Tv ka sjellë pamjet si policia ndërhyn dhe ka shoqëruar me dhunë të rinjtë.

Gazetari I Syri Tv, Fatjon Gjinaj informon se 18 persona janë shoqëruar në komisariatin nr 1 ndërsa 4 të tjerë janë të shoqëruar në komisariatin nr 6.

Deputetë demokratë mes tyre Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Ina Zhupa kanë mbërritur në komisariatin nr 1 ku ka një numër të madh të shoqëruarish.

Pjesa më e madhe e të shoqëruarve janë të rinj.

Mbrëmja e sotme ka shënuar një moment të paprecedentë dhune ndaj qytetarëve paqësorë, grupeve të xhirimit të mediave dhe përfaqësuesve të opozitës nga ana e policisë së shtetit.

Dhuna e barbare e policisë jo vetëm që ishte joproporcionale si edhe herë të tjera, por mbrëmjen e sotme ishte edhe e paprovokuar në asnjë drejtim. Qytetarët hodhën vetëm disa flakadanë drejt godinës së kryeministrisë, një sjellje e zakonshme e tyre në çdo protestë, por në këtë moment policia është udhëruar të ndërhyjë brutalisht ndaj kujdo që i dilte para duke përdorur gaz lotsjellës, shkopa gome, spraj me piper, madje edhe plumba gome siç kanë dëshmuar pamjet e shumta të siguruara nga Syri të qytetarëve të goditur me plumba.