'Dhuna e Policisë ndaj deputetëve dhe qytetarëve në protestë' reagon Gazment Bardhi: Sulmi çnjerëzor nuk mund të falet
Kreu i grupit Parlamentar i PD-së ka reaguar ndaj sulmit çnjerëzor të policisë ndaj protestuesve dhe deputetëve në protestën e sotme.
"Sulmi çnjerëzor i Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve apo deputetëve të Partisë Demokratike, është një akt i rëndë provokimi, por që tregon se Edi Rama ka humbur qetësinë. Kjo ndodh sa herë dikush ndjen fundin dhe fundi i tij është i shpejtë dhe i dhimbshëm.
Çdo punonjës i Policisë së Shtetit që kalon vijat e kuqe dhe dhunon haptazi ligjin do të mbahet personalisht përgjegjës. E drejta për të protestuar nuk mund të cenohet nga askush. Sulmi çnjerëzor nuk mund të falet" shkruan Bardhi.