Polici tenton ‘të rrëmbejë’ protestuesin mes turmës, shikoni videon

Pamje të ngjashme me skena rrëmbimi janë parë në protestën e sotme pranë xhamisë. Ndërsa Syri Tv ishte live një efektiv policie tenton të kapë për krahu një protestues i cili nuk po bënte asgjë në ato momente, thjesht ishte mes protestuesve.

Mëkati i vetëm i djalit ishte thjesht se kishte kapuç në kokë.

Tentativa dështoi pasi i riu reagoi menjëherë duke bërë pas ndërsa në ndihmë i erdhën protestues të tjerë dhe deputeti Bledion Nallbati.

Situata për pak sekonda ishte vërtet e nderë dhe shkoi dhe deri në përplasje fizike.

Policia ka vendosur dy kordonë policor pranë xhamisë dhe nuk lejon protestuesit t’i afrohen Kuvendit.