'Hapni rrugën kriminela' - Policia kordon, ndalon protestuesit t'i afrohen Kuvendit! U hedh ujë

Policia nuk kursen ujin as tek parlamenti.

Policë me kokore në kokë janë vendosur zinxhirë pranë xhamisë së Namazgjasë dhe nuk lejojnë që protestuesit të bëjnë përpara për të shkuar drejt godinës së Kuvendit.

Hapni rrugën! ‘Hapni rrugën kriminela’ thërasin protestuesit dhe deputetët demokratë ndërsa policia kordon nuk lejon që ata të bëjnë para dhe hedhin ujë drejt protestuesve.

Një dhunë joproporcionale përballë protestestës paqësorë.

Dy kordonë policorë njëri në përfundim të pedonales që lidh ministrinë e Brendshme me Kuvendit, tjetra tek fillimi i rrugës së Elbasanit, pranë xhamisë nuk lejon protestuesit të bëjnë para, informon gazetari i Syri Tv.