Dhunë e paprecedentë policore ndaj qytetarë paqësorë
Përsëritet e njëjta situatë mbrëmjen e sotem gjatë protestës së opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Pas fjalimit të lideri të opozitës, qytetarët kanë hedhur flakadanë drejt godinës së kryeministrisë, por reagimi i policisë ka qenë i paprecedentë teksa u janë vërsulur qytetarëve më shkopa gome dhe dhunë të pajustifikueshme.
Policë që turre drejt turmës dhe dhunojnë të rinj, të moshuar, ku mes tyre ka edhe gra me fëmijë të vegjël.
Duket se urdhëri nga lart ka qenë për dhunimin e qyetetarëve paqësore padallim.
Videot e siguruara nga Syri tregojnë qartë egërsinë me të cilën policia dhunon qytetarët e saj me shkopinj gome, ujë me piper dhe gaz lotsjellës.