Modrić shpallet futbollisti më i mirë kroat për të 13-tin vit radhazi
Luka Modrić vazhdon të shkruajë histori në futbollin kroat. Mesfushori i Milanit është shpallur për të 13-tën herë radhazi si futbollisti më i mirë kroat i vitit, një çmim që i është dorëzuar këtë herë në qendrën stërvitore Milanello.
Sipas raportimeve, trofeu i është dhënë nga ish-lojtari i Milanit, Dario Šimić, në një ceremoni të veçantë për mesfushorin 40-vjeçar, i cili vazhdon të jetë një figurë kyçe si në klub ashtu edhe në përfaqësuesen kroate.
Ky vlerësim vjen nga Federata Kroate e Futbollit dhe konfirmon dominimin e gjatë të Modrić në futbollin e vendit të tij, duke e fituar këtë çmim çdo vit që nga fillimi i serisë së tij të sukseseve.
Në këtë sezon, Modrić ka regjistruar 34 paraqitje me fanellën e Milanit, duke shënuar 2 gola dhe dhënë 3 asistime në 2.666 minuta lojë, duke treguar ende një nivel të lartë performance pavarësisht moshës.
Ky është një tjetër moment historik në karrierën e fituesit të “Topit të Artë”, i cili vazhdon të mbetet një nga mesfushorët më të vlerësuar në futbollin evropian.