Plagosje me armë zjarri tek farmacia nr 10 në Tiranë
Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbasditen e kësaj të premte te farmacia nr 10 në Tiranë. Si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur.
I plagosuri ka marrë një plagë me plumb në pjesën e barkut dhe është dërguar menjëherë në spital.
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën ‘Imer Ndregjoni’ është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.