Autokolonë nga Klosi drejt Tiranës, qytetarët i bashkohen protestës në kryeqytet
Një autokolonë me dhjetëra automjete është nisur nga Klosi në drejtim të Tiranës, ku pritet të zhvillohet protesta e paralajmëruar në orën 19:00.
Pjesëmarrësit, të organizuar në grupe, po udhëtojnë drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar qytetarëve të tjerë në tubimin që do të mbahet përpara Kryeministrisë.
Protesta në Tiranë pritet të mbledhë pjesëmarrës nga zona të ndryshme të vendit, ndërsa fluksi i pjesëmarrjes po rritet në orët e para të mbrëmjes.