VIDEO/ Autokolonë automjetesh nga Lezha drejt Tiranës për protestën e opozitës
Një numër i madh qytetarësh nga Lezha janë nisur drejt Tiranës për protestën e sotme, duke formuar autokolona të gjata automjetesh të zbukuruara me flamuj të Partisë Demokratike.
Pamjet nga rrugët pasqyrojnë entuziazmin dhe mobilizimin e lartë të qytetarëve, ndërsa pjesëmarrja e sotme pritet të shërbejë si një tregues i qartë i mbështetjes së gjerë për opozitën.