Protesta e opozitës/ Peqini dhe Mati drejt Tiranës, fluks automjetesh drejt kryeqytetit

Protesta e opozitës që do të zhvillohet në orën 19:00 po shoqërohet me një fluks në rritje pjesëmarrësish nga rrethe të ndryshme të vendit. Pas Kukësit, Roskovecit dhe Shkodrës, automjete të shumta janë nisur drejt Tiranës edhe nga Peqini dhe Mati.

Grupe të mëdha qytetarësh të organizuar po udhëtojnë drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar tubimit përpara Kryeministrisë.

Pritet që pjesëmarrja të rritet edhe më tej në orët në vijim, ndërsa zhvillimet e mbrëmjes konsiderohen me ndikim në klimën politike.