‘Kam lënë në shtëpi djalin 2 vjeç dhe vajzën 2 muajshe’ - Vlonjati: Jetesa është bërë e papërballueshme

Teksa qindra qytetarë vlonjatë po mobilizohen për t’u nisur drejt Tiranës, në protestën e kësaj të premte të thirrur nga opozita, një prej tyre shprehet se ka shumë arse se përse duhet të jetë në tubim.

Në një intervistë për Syri, një prej tyre tregon se ka lënë në shtëpi fëmijët e tij, që ende nuk i ka takuar sot, për t’u nisur drejt Tiranës.

‘Kam lënë në shtëpi djalin 2 vjeç dhe vajzën 2 muajshe dhe nuk i kam takuar ende, por direkt pas punës do nisem për në protestë, imagjino se sa madhore është arsye se përse po shkoj në protestë’, shprehet ai.

Sipas tij, të jetosh në Shqipëri dhe jo vetëm në Vlorë është tashmë e papërballueshme.

‘Nuk ka asnjë siguri për ata fëmijë dhe të gjithë fëmijët shqiptarë, çdo gjë ka degraduar’, tregon ndër të tjera protestuesi.

‘Ndërsa shqiptarët e thjeshtë s’kanë gjetur një shtëpi me qira, ata kanë vjedhur nga 300 apartamente, kanë vjedhur miliona euro ndërsa populli i thjeshtë s’po shtyn dot as muajin’, shprehet i indinjuar qytetari.  

Sakaq të pranishëm për organizimin e protestuesve për pjesëmarrjen në tubimin e organizuar në Tiranë janë edhe drejtuesi politik Aurel Bylykbashi, kryetarja e PD Vlorë, Nada Meçorapaj, si dhe strukturat e Partisë Demokratike.