Vlonjatët nisen drejt Tiranës, qindra qytetarë i bashkohen thirrjes së opozitës për protestë
Qindra qytetarë nga Vlora pritet të nisen drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita këtë të premte, 17 prill, ora 19.00.
Rreth 400 protestues pritet të nisen nga Vlora për t’iu bashkuar qytetarëve të tjerë të vendit, ndërsa pikëtakimi do të jetë Tirana e cila mirëpret opozitën në protestën kundër narko-qeverisë.
Sipas organizatorëve, nisja do të bëhet në orën 15:00 pranë rrugës Transballkanike, ndërsa pjesëmarrësit do të udhëtojnë me makina private.
Qytetarët nga e gjithë Shqipëria pritet të mbushin sheshin përpara Kryeministrisë, në shenjë proteste dhe pakënaqësie ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama dhe aferave korruptive të tij dhe kabinetit qeverisës.