Noka-qytetarëve: 10 arsye për të protestuar kundër këtij regjimi, koha për t’i dhënë fund në ora 19:00

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, përmes një videomesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e sotme në Tiranë.

Në postimin e tij në Facebook, Noka thekson se ka shumë arsye për të dalë në protestë kundër qeverisë, duke nënvizuar se edhe një e vetme mjafton.

Noka u kërkon qytetarëve të mos qëndrojnë pasivë dhe të reagojnë, duke shtuar se Shqipëria u përket të gjithëve.

Videomesazhi i plotë:

Thirrje të gjithë qytetarëve t'i drejtohen Tiranës! Janë me dhjetëra arsyet për të protestuar kundër këtij regjimi, por çdokujt do t'i mjaftonte një e vetme për të dalë në shesh. Bindjet janë personale kurse Shqipëria është e të gjithëve. Mos lejoni që ky regjim të jetojë në kurrizin tuaj dhe ju të qëndroni spektatorë gojëkyçur! Tani është koha për t'u dhënë fund.

SOT, ORA 19⁰⁰