Tiranë/ U fut për të vjedhur në shtëpinë ku ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja plagos me thikë të miturin

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në Tiranë kanë arrestuar shtetasen S. Sh., 24 vjeçe dhe një 17-vjeçar, ndërsa kanë referuar materialet në Prokurori për procedim penal ndaj shtetasit M. B., 30 vjeç.

Sipas policisë, dyshohet se 24-vjeçarja ka dëmtuar me mjet prerës të miturin, i cili më herët ka tentuar të vjedhë me dhunë në banesën ku ajo ushtronte prostitucion.

Gjatë kontrollit në banesë, efektivët kanë gjetur edhe një sasi lënde narkotike të dyshuar Kokainë, e cila dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari.

I mituri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.